Çfarë po ndodh mes Shakirës dhe Piques? Këngëtarja nuk duron dot më

01:47 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Rreth Shakira-s dhe të dashurit të saj, Gerard Pique, kanë nisur të qarkullojnë sërish thashetheme se marrëdhënia e tyre është drejt fundit.

Sipas disa burimeve të reja, dyshja ka kohë që nuk jeton bashkë, ku përflitet se është këngëtarja kolumbiane, ajo që ka kërkuar ndarjen.

“Është diçka serioze dhe është Shakira ajo që ka marrë këtë vendim”, ka thënë një burim për uebsajtin spanjoll “Cotilleo”.

Burimi ka shtuar se këngëtarja, e cila ka dy fëmijë me të dashurin e saj prej 6 vitesh, nuk mund ta përballonte më situatën në lidhjen e saj”.

Çifti është parë për herë të fundit së bashku në Argjentinë në muajin qershor në dasmën e Lionel Messi me Antonella Roccuzzo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme