Ambasada e Turqisë në Uashington ka deklaruar se ka pezulluar të gjitha shërbimet e vizave në të gjitha ambientet diplomatike turke në SHBA, si shenjë “hakmarrje” për veprimin e fundit nga Ambasada e SHBA-ve në Ankara.
“Ngjarjet e fundit kanë detyruar qeverinë turke të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për sigurinë e objekteve dhe personelit të misionit turk. Për të minimizuar numrin e vizitorëvë në Ambasadën dhe Konsullatat tona, ndërkohë që vlerësim vazhdon, ne kemi pezulluar të gjitha procedurat e vizave jo emigruese në të gjitha zyrat diplomatike turke në SHBA”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada, transmeton portali arbresh.info
“Kjo masë do të zbatohet për vizat në pasaportat, si dhe e-vizat dhe vizat e blera në kufi,” thuhet tutje në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar sot dhënien e vizave për jo-emigruese. Të vendet janë duke kaluar një periudhë trazirash, pasi Turqia arrestoi një person nga stafi i Konsullatës amerikane në Stamboll, i cili akuzohet se ka lidhje me klerikun Fetullah Gulen. /arbresh.info/
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...