Google ADS

Beqaj: Ministria e Inovacionit ishte e domosdoshme

22:27 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se formimi i kësaj ministrie është pritur me entuziazëm nga të rinjtë të cilët kanë ide ndërmarrës dhe të re.

Ai ka vlerësuar se zërat se një ministri e tillë ka qenë e panevojshme dhe është formuar për punësime militantësh janë të ndikuar nga miopia politike.

Beqaj ka thënë për “Epoka e re” se komuniteti i biznesit e ka pranuar jashtëzakonisht mirë formimin e kësaj ministrie.

Ministri ka pohuar se rruga e vetme për ta zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të punës është përkrahja e të rinjve dhe përkrahja e aktiviteteve prodhuese dhe ndërmarrëse në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme