Trump dhe Corket, shajnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale

22:12 | 8 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump shkëmbeu mesazhe fyese në Twitter me senatorin e partisë së tij republikane nga Tenesi, Bob Corker.

Trump shkruante se kishte refuzuar ta mbështeste zotin Corker për një garë për rikandidim, gjë që e detyroi senatorin të tërhiqej nga gara, duke thënë se ai i ishte “lutur” që ta mbështeste.

“Ai është gjithashtu në masë të madhe përgjegjës për Marrëveshjen e tmerrshme të Iranit. Prandaj nuk më habit aspak që Corker është një zë negative dhe që po pengon një program shumë të mire qeveritar. Nuk pati guximin të kandidonte”, shkruante ai.

Senatori Corker reagoi vetëm pak minuta më pas, po ashtu në Twitter.

“Është për të ardhur keq që Shtëpia e Bardhë është kthyer në një kopësht për të rritur. Është e qartë që dikush nga edukatoret nuk është paraqitur sot në punë”.

Senatori Corker, kryetar i Komisisonit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ishte një përkrahës me peshë i zotit Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, por është bërë gjithnjë e më kritik ndaj tij, që kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë. /VoA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme