Google ADS

Vetëvendosje nuk e komenton arrestimin e zyrtarit të saj, Sadri Ramabaja

22:08 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Ish-kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili është i dyshuari për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi, është arrestuar dy ditë më parë në Durrës nga policia e Shqipërisë.

Mirëpo, në lidhje me këtë çështje nuk është deklaruar ende askush nga Vetëvendosje.

Megjithëse mbrëmë zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë për Indeksonline se është vonë për të dal me një qëndrim në lidhje me arrestimin e Ramabajës, i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje as sot.

Hoti dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kontaktuar edhe sot, mirëpo ende deri më tash nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga ta.

Mirëpo, avokati Vllasi gjatë një prononcimi për Indeksonline gjatë ditës së sotme ka thënë tentimi i tij për të ikur nga drejtësia flet shumë.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që Vetëvendosje të deklarohet në lidhje me këtë rast.

“Më së miri është që këta të Lëvizjes Vetëvendosje të dalin, mbasi aq shumë njerëz të kësaj partie të përfshirë në këtë organizatën terroriste “Syri i popullit”, duhet të deklarohen, të sqarohen. Unë nuk besojë se heshtja e VV-së për aq shumë njerëz të tyre të involvuar për këto akte kriminale që i bënë nderë apo përfitime politike në opinion nëse vazhdon të heshtë”, ka deklaruar Vllasi.
Ndryshe, Ramabaja ka tentuar të ikë nga vendi, megjithëse ai ka pasur thirrje nga prokuroria për t’u marrë në pyetje.

sadri1-657x350

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme