Prej kohësh ata përfliten për një lidhje dashurie dhe dita ditës dalin fakte që e vërtetojnë se janë në një romancë.
Luana Vjollca dhe partneri saj Krenar Cocaj janë duke kaluar momente të paharruara së bashku. Këtë e vërteton dhe komenti i tij në foton e fundit të publikuar nga Luana. Moderatorja e njohur shqiptare është ende me pushime në Xhamajka dhe ka postuar foto të hatashme të saj.
Komentet e fansave që shprehin adhurimin për të nuk kanë munguar asnjëherë, por tashmë i është shtuar dhe adhuruesi i saj më i madh.
“Byreku i ëmbël me mollë”, shkruan Luana krah fotos së fundit por me sa duket partneri i saj nuk bie dakort me këtë përshkrim.
“Bombë nukleare do i shkonte më shumë përshkrimit të kësaj fotoje. Foto ime e preferuar”, komenton Krenari duke shtuar një tjeër përshkrim që i përshtatet më së miri moderatores sexy.
Çifti i tyre janë duke kaluar momente pushimesh së bashku me të sapomartuarit Marina dhe Getoar Selimi. Ndërkohë pritet që menjëherë pas kthimit nga pushimet Luana të drejtojë një emision në Top Channel çdo të shtunë, por ende ajo ka lënë në enigmë se për çfarë formati bëhet fjalë.
Ky emision pritet t’i shpallë’ ‘rivalitet’ në audiencë emisionit të Ermal Mamaqit, pasi do të jenë në të nëjjtin orar dhe në të njëjtën ditë. Të presim kush do të rrëmbejë vëmendjen e publikut.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!