Google ADS

Pas borës dhe stuhive, ja çfarë moti e pret Shqipërinë javën e ardhshme

19:34 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Nga një ulje drastike e temperaturave këtë fundjavë, pritet që moti të ndryshojë tërësisht ditët në vijim.

Sipas Meteoalb, pas kësaj fundjave, pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike për orët vijuese, kur ultësira perëndimore do të kalojë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare, por vranësira e reshje të izoluara do të ketë në zonat lindore.

Dita e hënë, sjell mot kryesisht të kthjellët në territor dhe një rritje të lehtë të temperaturave, por moti mbetet i freskët, krahasuar me javën e kaluar.

Sipas meteorologëve, moti përmirësohet ndjeshëm pas datës 14 tetor kur temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme