Policia konfirmon dyshimet: Në Malajzi u arrestua një shqiptar për terrorizëm

19:22 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se një shqiptar me profesion pedagog në një universitet në Shqipëri, u arrestua nga policia në Malajzinë e largët, për shkak të lidhjeve të tij me terroristët e ISIS.

Këtë të diele ka reaguar policia shqiptare, e cila ka konfirmuar lajmin se njëri ndër 8 të arrestuarit nën dyshimet e terrorizmit, në fakt është një shqiptar, me inicialet Z.K, 35 vjeç.

Ditën e djeshme mediat lokale në Kuala Lumpur njoftonin se shqiptari ishte drejtuesi i grupit i cili kishte për detyrë kryesore që të mbante lidhjet me Shtetin Islamik por edhe të bënte rekrutime të reja për organizatën terroriste Al Kaeda. Shqiptari është pjesë e një grupi të njohur terrorist në Malajzi, i njohur si Abu Sayyaf.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme