Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e javës, siç bënë rëndom.
Por ky sonte ka qenë më ndryshe, pasi aty ai ka ftuar edhe anëtarët e stafit qeverisës, përfshirë edhe zëvendësministrat.
Rama, me këtë rast u ka shprehur mirëseardhje zëvendësministrave nga Kosova, të emëruar në qeverinë e tij.
“Ju uroj mirëseardhje katër kolegëve nga Kosova, Besës, Ilirijanës, Valbonës dhe Hajrullahut me mirënjohje për pranimin e ftesës që të bëhen pjesë e skuadrës drejtuese për katër vitet e ardhme”, është shprehur Rama.
“Besoj se do të sjellin vlerë të shtuar në qeverisjen tonë me pasionin, idetë dhe energjinë e veçantë”.
“Mirë se vini në këtë rrugëtim të vështirë, me sfida sa të rënda aq edhe frymëzuese. Kam besim se secila dhe secili prej jush do të jetë krah i fortë për ministrat e qeverisë së re. Asnjëherë më parë nuk është bërë një proces si ky që zhvilluam këtë herë”, ka thënë Rama.
“Asnjëherë më parë një qeveri nuk ka pasur skuadra, ku shkuam përtej kufijve të vjetër partiak, me qëllim që të identifikojmë pjesëtarët e duhur të skuadrës për mandatin kuq e zi që kemi marrë”, është shprehur Rama, ndër të tjera.
Rama ka emëruar në fundjavë zëvendësministra në qeverinë që drejton, katër shqiptarë të Kosovës. Bëhet fjalë për Besa Shahinin, Valbona Shujakun, Ilirjana Bajraktarin dhe Hajrullah Çekun.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...