Besimi Baha’i është një nga religjionet më të reja në botë.
U themelua nga Baha’u’llah-u në Iran gjatë shekullit të 19-të dhe mëson vlerën thelbësore të të gjitha feve, unitetin dhe barazinë njerzore.
Si religjion i ri, fillimisht u rrit në Lindjen e Mesme, ndërsa tani ka rreth 5 deri në 7 milionë pasues të njohur si Baha’i. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në Iran, transmeton portali arbresh.info
Baha’i themeluesi i kësaj feje mësoi se Perëndia shumë shpejt do të dërgonte një profet sikurse Jezusi dhe Muhamedi. Në vitin 1863, pasi u dëbua nga Irani, Baha’u’llah-u shpërndau lajmin se ai ishte ky profet.
Gjatë mërgimit, ai kaloi gati një dekadë në burgun e qytetit Akka në krahinën osmane të Sirisë, tani pjesë e Izraelit.
Pas vdekjes së Baha’u’llah-ut në vitin 1892, udhëheqja e fesë ra mbi djalin e tij Abdul Baha (1844-1921) dhe më vonë nipin e tij të madh Shoghi Effendi (1897-1957).
Mësimet e fesë Baha’i janë të ngajshme me besimet e feve tjera monotesite. Perëndia konsiderohet i vetmi dhe i gjithfuqishmi.
Megjithatë, Baha’u’llah-u mësoi se feja është e rregullt dhe progresive e zbuluar vetëm nga një Zot, manisfestimet e të cilit më pas u përcollën nga Buda, Jezusi dhe Muhamedi.
Në zemër të mësimeve Baha’í është qëllimi i një rendi të unifikuar botëror që siguron begatinë e të gjitha kombeve, racave, besimeve dhe klasave dhe gjithashtu kundërshton hapur nocionet e racizmit dhe nacionalizmit.
Disa nga thëniet më të famshme të Baha’u’llah-ut janë:
“Në sytë e mi, më e dashura dhe thelbi i të mirave është drejtësia.”
“Toka është vetëm një vend dhe njerëzimi janë qytetarët e saj.”
“Mirëqenia, paqja dhe siguria e njerëzimit janë të paarritshme përderisa nuk ka unitet.”
Persekutimi i njerëzve që praktikonin fenë Baha’i ka ndodhur nëpër vende të ndryshme, veçanërisht në Iran, ku edhe lindi kjo fe.
Orgjina e persekutimit rrjedh për shkak të mospërputhshmërisë me besimin tradicional islamik.
Sipas disa myslimanëve, ata konsiderohen si apostatë dhe duhet të zgjedhin mes pendimit dhe vdekjes.
Në shumë raporte të Amnesty Internationa, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara thuhet se pjesëtarët e komunitetit Baha’i në Iran i janë nënshtruar arrestimeve të pajustifikuara, burgosjes, rrahjeve, torturave, konfiskimit të pronës, mohimit të punësimit, mohimit të drejtave civile dhe mohimit për t’u shkolluar.
Më 14 maj 2008, anëtarët e një organizmi joformal të njohur si Miqtë (Yaran) që mbikqyrnin nevojat e komunitetit Baha’í në Iran u arrestuan dhe u dërguan në burgun Evin. Zyrtarët e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran kontrolluan dhe bastistën shtëpitë e gjashtë personave të arrestuar që në orët e hershme të mëngjesit.
Amnesty International dhe të tjerë raportojnë se 202 Baha’í janë vrarë që nga Revolucioni Islamik. Vdekja e fundit e një Baha’i ka ndodhur gjatë një paraburgimi nga ana e qeverisë iraniane me 15 dhjetor 2005, në qytetin Yazid.
Autoritetet iraniane gjithashtu kanë shkatërruar edhe shumë vende të shenjta të besimtarve Baha’i, përfshirë edhe varrin e Mulla Muamet Al-i-Barfurushi. Në vitin 1993 u shkatërruan edhe një kompleks varrezash me qëllim ndërtimin e një qendre komunale.
Baha’i konsiderohet si një ndër 10 religjionet më të rëndësishme në botë./arbresh.info/
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës