Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka nisur sot bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeverisës, me emigracionin ndër temat kryesore.
Merkel është e detyruar të gjejë marrëveshje me partnerë të mundshëm për ta formuar qeverinë e re pas performaces zhgënjyese të partisë së saj në zgjedhjet federale të muajit shtator.
Bisedimet nisin me Unionin Kristian Social (CSU), partinë simotër të Partisë Kristian Demokrate (CDU) të Merkelit.
CSU ka bërë thirrje për kufizimin e numrit të refugjatëve në Gjermani, duke e fajësuar politiken e Merkelit për t’ua hapur kufijtë atyre si shkakun kryesor për suksesin e partisë nacionaliste Alternativa Për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e shtatorit.
AfD hyri në parlament për herë të parë, me 12% të votave.
Kjo parti shihet si parti tejet ekstreme me fokus kundër emigrimit dhe islamit.
CDU dhe CSU shpresojnë se do ta zgjidhin programin e tyre politik para se t’i nisin bisedimet me partitë tjera.
Lideri i CSU dhe kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka bërë thirrje që numri i emigrantëve të kufizohet në 200.000 në vit, pasi Merkel i lejoi 1.3 milion refugjatë dhe emigrant kryesisht nga Lindja e Mesme të futeshin në Gjermani që nga viti 2015.
Merkel e kundërshton kufizimin por ka thënë se nuk dëshiron që të përsëritet numri i madh i emigrantëve si në piken kulmore të krizës me emigrantë.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...