Christian Panucci: Pres një Itali të inatosur

16:23 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, është paraqitur para gazetarëve në konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë.

Kuqezinjtë nesër në ‘Loro Boriçi’, me fillim nga ora 20:45, takohen me Italinë, katër herë kampionët e botës.

Për trajnerin Panucci, kjo sfidë do të jetë emocionale, shkaku i prejardhjes së tij, nga Itali.

“Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë”, ka deklaruar fillimisht Panucci.

“Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme