Google ADS

Vjen për pushime në Sarandë, grabitet turisti gjerman në Ksamil

15:54 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Sarandës dje ka nisur hetimet pasi një turist gjerman 50-vjeçar i ardhur me pushime në Sarandë ka bërë një denoncim për një vjedhje që i ka ndodhur në zonën e Ksamilit.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se në datën 06.10.2017 në Ksamil të Sarandës shtetasi A.H, 50 vjeç banues në Gjermani, në një kamping ku qëndronte i kanë vjedhur çantën, ku kishte tre pasaporta, 400 euro dhe një telephon “Iphone 6”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme