Ndonëse dashuria mund të mos mungojë, zënkat, mungesa e komunikimit dhe afrimiteti mund të përkthehen si shenja që lidhjes suaj po i vjen fundi! Mund të jeni gjendur apo mund të gjendeni në një udhëkryq dhe sado të flisni me partnerin apo një mik të afërt për të kuptuar situatën gjithmonë do t’ju duket sikur do të merrni vendimin e gabuar ! Përgjigjien mund t’ia jepni vetëm ju vetes dhe këtë të fundit duke iu përgjigjur katër pyetjeve të mëposhtme.
Këto pyetje janë formuluar nga Linda Carroll, një terapiste çiftesh me 35 vjet përvojë!
1. A po kujdeseni për veten, po i plotësoni dëshirat dhe nevojat tuaja?
Gracka e monotonisë mund t’ju mbërthejë si një gropë thithëse dhe duke mos ditur shkakun e pakënaqësive, ju mund të fajësoni partnerin ! Nëse ju nuk bëni asgjë për të kënaqur veten tuaj, nuk keni sesi të jeni mirë me tjetrin, Në fund të fundit, ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj.
2. A doni me të vërtetë të ndaheni nga ky person?
Ju mund të kërkoni një pushim, apo kujtoni se keni nevojë për liri. Mjafton të vendosni kufinj dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Nëse duheni, e respektoni njëri tjetrin dhe asgjë nuk ka ndodhur përse dueht të ndaheni nga një person? Vetëm se ai është shumë i kujdesshëm ndaj detajeve dhe ju duket sikur po ju merr frymës? E thamë dhe më lart ! Secili duhet të ketë kohë për veten miqtë familjen dhe jeta juaj nuk do t’ju duket monotone.
3. A po jepni maksimumin në një lidhje?
Asnjëherë mos i jepni duart një personi duke e fajësuar atë që nuk bëri asgjë, kur ju vetë nuk keni dhënë maksimumin.
4. A bisedoni me partnerin për gjërat që ju shqetësojnë ?
Nuk mund të presësh që njerëzit të zgjidhin një problem për të cilin nuk dinë asgjë Ju gjithashtu nuk duhet të presni që partneri të lexojë mendjen tuaj. Komunikoni.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...