Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka thënë se kinezët dhe rusët e mashtruan Amerikën gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, e cila përfundoi me anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, por jo edhe të Kosovës.
Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA-ja i ofroi Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA u pajtuan për të bërë presion ndaj Kosovës që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze, transmeton Express.
Marrëveshja përfshinte edhe Serbinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e INTERPOLIT por jo edhe Kosova.
“Strategjia diplomatike e Amerikës në INTERPOL dështoi qartazi dhe siç duket nuk kemi pasur plan B”, ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për Jerusalem Post.
Ai ka shtuar: “Ky është një ndikim real i politikës së jashtme të Administratës Trump: Rusia dhe Kina na e hodhën, dhe tani Palestina është pjesë e INTERPOLIT, por aleati ynë Kosova, nuk është”.
Ai ka thënë se pret t’i dëgjojnë departamentet e Shtetit dhe Drejtësisë se si do ta pastrojnë këtë rrëmujë të krijuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...