Gjigandi amerikan i energjisë AES, bashkë me kompaninë çeke CEZ, vite më parë kishin shprehur interesimin për të investuar miliarda euro për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me një kapacitet prej 2000 megavatesh, shkruan sot Zëri.
Mirëpo, pas angazhimeve disavjeçare ata janë tërhequr nga Kosova për shkak të dështimit të këtij projekti nga institucionet vendore.
Interesimi i kompanive amerikane për të investuar në Kosovë është thënë se ka rënë në vazhdimësi për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vend dhe për shkak të interesave më të mëdha ekonomike në tregjet tjera.
Në mungesë të gjigantëve në Kosovë kanë ardhur kryesisht biznese të vogla, të përfaqësuara nga shqiptarët që jetojnë atje.
Asnjëherë që nga paslufta nuk ka ndodhur që vlera e investimeve amerikane në Kosovë ta kalojë 15-milionëshin, derisa investimet e tilla janë shumëfish më të mëdha në vendet fqinje.
SHBA-të janë mbështetësi më i madh politik i Kosovës me dekada, pavarësisht prezencës së vogël ekonomike amerikane.
Por, së fundi një kompani tjetër amerikane, “Contour Global” ka shprehur interesimin për t’i investuar 1.4 miliardë euro në ndërtimin e “Kosovës së Re’ me kapacitet prej 600 megavatesh.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...