Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Veternikut, ka thënë se është e papranueshme se i komuna e Prishtinës ua ka trefishuar tatimin në pronë banorëve të kësaj pjese të Prishtinës, ndërsa iu ka kthyer tatimpaguesve zero investime.
“Lënia anash e Veternikut do të marrë fund me fitoren tonë në zgjedhje. Kjo lagje nuk meriton të trajtohet ashtu siç ka bërë komuna e Prishtinës për katër vjet. Gjithkund në botë tatimet kthehen në investim publik, por kjo nuk ka ndodh në Veternik, ku është trefishuar tatimi dhe nuk është bërë asnjë investim publik”, tha Abrashi.
Ai shtoi se në këtë lagje do të ndërtohen dy çerdhe publike, dy shkolla – në të dy anët e Veternikut dhe një ambulancë.
Plani i Abrashit parasheh që ndërtesat në Veternik të lidhen me sistemin e ngrohjes qendrore, të funksionalizohet grumbullimi i mbeturinave, do të shtohen kontejnerët, do të eliminohet të gjitha gropat nëpër rrugë, për të cilat nuk është bërë asgjë për katër vjet dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra dhe këndet e lojërave për fëmijë.
Sipas Abrashit, një nga fushat e investimeve do të jetë ndriçimi i rrugëve, të cilat ndikojnë edhe në rritjen e nivelit të sigurisë.
Në fushën e infrastrukturës, Abrashi ka thënë se do ta lidhim Veternikun me unazat e Prishtinës, në anën e lagjes Mati dhe andej nga Fushë Kosova.
Abrashi ka thënë se Veterniku do të përfitojë edhe nga Projekti i përgjithshëm për Prishtinën, siç është Fondi i Punësimit, mbjellja e 10 mijë drunjve në vit, eliminimi i qenve endacakë, kujdesi ndaj mjedisit, etj.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet