Ato janë të dyja me prejardhje nga Kosova.
Rita Ora e lindur në Kosovë e Dua Lipa e lindur në Londër por me prindër nga Kosova janë duke zhvilluar karrierë të bujshme si këngëtare në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht se kanë gjak shqiptar dhe se të dyja janë rritur në Londër, ato deri më tani nuk kanë bërë të ditur se kanë pasur ndonjë kontakt me njëra-tjetrën, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, duket se muajin e ardhshëm Rita dhe Dua edhe mund të takohen.
Rita Ora do të udhëheq këtë vit ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards që do të mbahet më 12 nëntor në Londër.
Ndërkohë, Dua Lipa ditë më parë ka bërë të ditur se është e nominuar në tri kategori për çmime në këtë ngjarje të madhe, në atë për ‘Best New’, ‘Best UK&Irland’ dhe ‘Best Look’.
Duket se në kategorinë e fundit “Best Look”, Dua do të ketë kundërkandidate Ritën e cila po ashtu është nominuar në këtë kategori.
Mbetet të shihet më 12 nëntor se a do ta marrë ndonjëra prej shqiptareve këtë çmim./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BZ1IaYgFsA6/?hl=en&taken-by=dualipa
https://www.instagram.com/p/BZ34WCSHBwP/?hl=en&taken-by=ritaora
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...