Arbenita Murseli është kandidate për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e AKR-së.
Me profesion është magjistre e shkencave ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë, gazetare e diplomuar, gjithashtu edhe kandidate për doktoraturë në Universitetin Europian të Tiranës.
Murseli shprehet bindshëm se është e më se e gatshme që të përfaqësoj denjësisht qytetarët e Prishtinës.
“Jam në këtë garë sepse dua të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve të Prishtinës, të kundërshtoj sa herë të shkelen interest e tyre, të kontribuoj për një Prishtinë me perspektivë, me një sistem të shëndetësisë komplet ndryshe, pa kaos në trafik , pa ajrin e ndotur e shumëçka tjetër” u shpreh kandidatja e sila po synon të jetë këshilltare në asamblenë komunale të Prishtinës.
Arbenita aktualisht është zyrtare për informim në Aleancën Kosova e Re, e poashtu po merret edhe me moderimin e tubimeve zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj