Mënyra moderne e të jetuarit në qytete të mëdha ka ngritur nivelin e stresit të cilit banorët i janë ekspozuar.
Hulumtimet e reja kanë përfshirë matjet e nivelit të stresit dhe të anksiozitetit në 500 qytete në gjithë botën.
Si parametra janë marrë stresi për shkak të papunësisë, borxheve, perceptimit të sigurisë, si edhe nivelet e shëndetit fizik dhe psikik, transmeton Telegrafi.
Si qytete më pak stresuese në majë të listës gjenden Shtutgarti, Luksemburgu, Hanoveri, Berna dhe Munihu.
Ajo që është interesante është se 25 të parat në listë më pak stresuese gjendet vetëm një qytet në Amerikë, ai është Sietle – në vendin e 12-të.
Qytetet e ranguara më lart apo më stresues në botë janë të tillë për shkak të mungesës së sipërfaqeve të gjelbra, transportit të keq publik dhe shëndetit psikik, me ndotje të madhe.
Më së shumti qytete në botë ka Gjermania e cila ka investuar në të gjitha këto dhe ka shmangur plasmanin e keq.
Qytetet më stresuese në botë janë: Kajroja, Dakari, Lagosi, Kabuli dhe Bagdadi. Ato janë plasuar në vende më të këqija për shkak të perceptimit të sigurisë, por edhe për shkak të shëndetit të keq mendor.
Gjykuar sipas kësaj liste, qytetet më stresuese në botë janë:
1. Bagdadi
2. Kabuli
3. Lagos
4. Daka
5. Kairo
6. Teherani
7. Daka
8. Karaçi
9. Nju Delhi
10. Manila
Ndërkaq ndër to më pak stresuese janë:
1. Shtutgarti
2. Luksemburgu
3. Hanoveri
4. Berni
5. Minheni
6. Bordo
7. Edinburgu
8. Sidnej
9. Grace
10. Hamburgu
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele