Google ADS

Mustafa: LDK do të drejtoj shumicën e komunave

11:49 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia e tij do të udhëheq shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se LDK po zhvillon fushatë përmbajtësore dhe të civilizuar ashtu siç i ka hije një partie që e themeloi, Ibrahim Rugova, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Fushatë përmajtësore dhe e civilizuar, ashtu siç i ka hije Lidhjes Demokratike të Kosovës. Parti që e themeloi njeriu i madh i Kosovës, Ibrahim Rugova.

LDK sublimoi aspiratën e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.

Tani, LDK do të udhëheqë vizionin për zhvillim dhe integrim.

Kemi ide dhe potenciale njerëzore t’i bëjmë komunat tona të zhvilluara, ta nxisim ndërmarrësinë, të krijojmë vende pune dhe Kosovën ta bëjmë vend të fortë ekonomikisht. Me qytetarë të integruar në institucione demokratike dhe shtet të integruar në BE, NATO dhe anëtare në Kombet e Bashkuara.

LDK do të drejtoj shumicën e komunave; LDK do të qeverisë Kosovën, pa arbitrarizëm dhe pa korrupsion!

Foto nga takimet me qytetarë, biznese, anëtarësi dhe ufhëheqës të LDK-së në Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Dragash, Krushë e Madhe dhe Ratkoc./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme