Elhaida Dani, bashkëpunim me Encën ose Luanën

09:22 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Edhe pse të treja vajzat janë tërësisht në zhanerë (e filozofi) të ndryshme, sërish bashkohen në një pikë: të treja, edhe Enca, edhe Luana, edhe Elhaida janë të suksesshme në rrugën që kanë zgjedhur.

Elhaida Dani ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, në ABC News ku ka treguar për këngën e saj më të re, “Më mbaj”, eksperiencën në Eurovizion e shumë detaje të tjera.

Një nga pyetjet që iu drejtua nga mikrofoni i Thumb se kush e mbante kur dëgjon këngën “Benzina” të Luanës apo “Ciao” të Encës, Elhaida është shprehur se nuk i ka dëgjuar këngët në fjalë.

“Të betohem, nuk i kam dëgjuar asnjërën. do gjej pak kohë e do e bëj.”, – shprehet Elhaida, shkruan Blitz.al. “Por di të them që vajzat i njoh, janë shumë të dashura për publikun dhe janë shumë të suksesshme në gjënë që bëjnë dhe unë i uroj shumë suksese!”.

Ndërkohë që nuk ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.

“Pse jo, me gjithë qejf!”, – është përgjigjur këngëtarja shkodrane.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme