S’ka bisedime e s’ka pavarësi për Kataloninë

07:48 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Spanjës ka thënë që nuk do të ketë bisedime dhe nuk do të ketë pavarësi për Kataloninë, transmeton arbresh.info.

Ai ka thënë që policia federale do të vazhdojë të qëndrojë ku ka qenë gjithmonë sepse s’do të këtë pavarësim të Katalonisë sapi kishte shpallur që referendumi i javës së kaluar ishte i paligjshëm dhe jashtë kushtetutës së vendit.

Në këtë referendum u lënduan 800 persona.

“Për derisa nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të ketë pavarësi dhe nuk do të ketë bisedime me autoritetet e Katakonisë” ka thënë kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme