Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore – të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.
Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyren shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.
Përbërësit:
1 kastravec
1 vezë
Përgatitja:
Merrni vetëm të bardhën e vezes, të cilën duhet ta rrihni mirë derisa të formohet shkuma.
E grini mirë kastravecin me një grirëse (duhet të mbushni dy lugë plot me tulin e kastravecit).
Hidheni atë tek shkuma e të bardhës së vezes dhe i përzieni mirë.
Përdorimi:
Sapo përzierja të jetë gati, e aplikoni në fytyrë.
Mbajeni për 15 minuta
Më pas e lani fytyren, shkruan Shëndeti.
Maska shërben për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Ajo trajton gjithashtu njollat, hap poret dhe largon rrudhat dhe ënjtjet përreth syve.
Begaj: Pranimi në BE, mjet për stabilitetin në rajon
Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më p...
Erdogan: Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘To...
Banorët e Mati 1 protestojnë për mungesë uji, KRU Prishtina ...