Këto janë notat e Xhakës dhe Shaqirit

23:39 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Zvicra e ka shkatërruar Hungarinë, duke e mposhtur 5:2.

Zvicra ka vazhduar me formën e mirë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë. Në ndeshjen e parafundit të Grupit B, Zvicra e mposhti në shtëpi 5:2 Hungarinë.

Në këtë ndeshje shkëlqyen dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Mesfushori i Arsenalit hapi serinë e golave në minutën e 18’të, ndërsa Shaqiri asistoi te goli i tretë që e shënoi Steven Zuber në minutën e 39’të.

Xhaka u vlerësua si i dyti më i mirë i ndeshjes, pas Zuber, që shënoi dy gola, ndërsa edhe Shaqiri u vlerësua me notë të kënaqshme.

Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi nuk luajtën asnjë minutë në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore, Zvicra ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, tri më shumë se Portugalia dhe për t’i ikur “Play-off”it e për t’u kualifikuar direkt në Botëror, duhet të marrë të paktën një barazim në udhëtim pikërisht kundër portugezëve të martën.

00_1507409494-6345423-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme