Në Madrid e shohin si tradhtar, por bashkëqytetarët e vet e konsiderojnë një hero.
Gjykata Shtetërore e akuzoi shefin e policisë rajonale katalanase Josep Luis Trapero, se e la vetëm policinë kombëtare dhe Gardën Civile, gjatë ndërhyrjes kundër demonstruesve.
Bëhet fjalë për ngjarjet më 20 dhe 21 shtator, kur Garda e dërguar nga Ekzekutivit spanjoll dhjetë ditë para referendumit të diskutueshëm, konfiskoi fletët e votimit e arrestoi 14 politikanë e nëpunës rajonal.
Qindra demonstrues e penguan në atë rast policinë të largohej nga objekti i bastisur. Trapero nuk ndërhyri e tani rrezikon burgun. Mbështetja për të në katalonjë është e madhe. Njëra prej ëmbëltoreve më të vjetra e të famshme të Barcelonës prodhoi në nder të tij një lloj të ri çokollate në formë katrore, që mban emrin e kryepolicit.
“Njerëzve u pëlqeu shumë një gjë e tillë. Ishte dhe një lloj mënyre për të testuar nëse e donin këtë njeri apo jo dhe rezultati qe mahnitës. Shitjet e çokollatave katrore “Trapero” kanë qenë goxha të mira”, tha Rosa Linuesa, menaxhere.
“Ai është një njeri që është kujdesur gjithmonë për këtë qytet. Nuk është e ndershme që politikanët të përfshijnë policinë e gjithë të tjerët rreth e rrotull madje edhe vetë qytetarët në çështje të tilla. Ne duhet të qëndrojmë jashtë situatave të tilla. Por politikanët janë përgjegjësit sot, më shumë sesa qytetarët apo gjykatat”, tha një kliente.
Policia rajonale e drejtuar nga Trapero, Mossos d´Esquadra, konsiderohet një simbol i autonomisë së Katalonjës dhe është shumë e vlerësuar nga vendasit, sidomos pas reagimit profesional të saj në vazhdën e dy sulmeve islamike që tronditen rajonin në muajin gusht.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...