Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka shtruar sonte një darkë solemne në Shkodër për ekipin kombëtar dhe stafin përcjellës, për nder të përzgjedhësit në largim, Albert Bunjaku.
Me këtë rast, presidenti Vokrri dhe kapiteni Samir Ujkani ia kanë ndarë përzgjedhësit një fanellë të Kombëtares me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit, duke i shprehur falënderime për punën e bërë në krijimin e këtij grupi të futbollistëve.
Në anën tjetër, përzgjedhësi Albert Bunjaku ka falënderuar edhe një herë presidentin Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së për besimin që ia dhanë për të drejtuar Kombëtaren, derisa shprehur falënderim të madh për të gjithë futbollistët, duke ua bërë me dije se ata do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij.
Ai uroj që Kombëtarja e Kosovës të vazhdojë të rritet dhe të ketë suksese në të ardhmen./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...