Preku aksidentalisht një burrë në Dubai, anglezi dënohet me 3 vite burg

21:37 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një anglez po përballet me një dënim deri në 3 vite burg në Dubai, pas aksidentalisht preku një burrë jashtë një lokali të natës.

Elektricisti skocez Jamie Harron, 27 vjeçar, u arrestua për veprim të turpshëm në publik, përderisa kishte shkuar për pushime në Dubai, transmeton portali arbresh.info

Përderisa po përpiqej që të ndalonte veten të derdhe një pije, pa dashje ai preku ijet e një mashkull.

Harron thuhet se e ka humbur punën dhe ka shpenzuar më shumë 30 mijë funte për shpenzimet dhe tarifat ligjore.

Sipas mediave ndërkombëtare, Harron ka kaluar pesë ditë në një burg në Dubai, ndërsa ishte i detyruar që të ndante dhomën edhe me tetë burra tjerë.

Pasaporta e tij është konfiskuar, ndërsa autoritetet kanë vendosur që ai të lirohet me kusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme