Google ADS

Nuk falë Granit Xhaka, i shënon Hungarisë

21:14 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Zvicra ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir ndaj Hungarisë falë golit nga Granit Xhaka.

Ylli shqiptar shfrytëzoi gabimin e portierit Peter Gulacsi në minutën e 18′ të ndeshjes duke dërguar skuadrën e tij kombëtare në avantazh, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori i Arsenalit vrapoi me shpejtësi drejt Gulacsi, i cili rrëshqiti në fushë derisa po përpiqej për të larguar topin, për të shënuar golin e epërsisë.

Zviceranët dyfishuan epërsinë vetëm dy minuta më vonë përmes Fabien Frei pas asistimit nga Steven Zuber.

Ndeshja është duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme