Arrestohet reperi Nelly

20:17 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Reperi Nelly është arrestuar pasi akuzohet se kreu dhunë fizike ndaj një fanse.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë koncerteve të tij në Uashington, transmeton portali arbresh.info

TMZ raporton se rasti ka ndodhur rreth orës 3:45 sipas kohës lokale dhe Nelly, emri i vërtetë Cornell Iral Haynes Jr, është identifikuar nga viktima.

Reperi akuzohet për dhunë të shkallës të dytë dhe ndaluar nga policia për t’u përballur me akuzat.

Nelly njihet për incidente të ndryshme, pasi në vitin 2015 ishte arrestuar pasi policia i gjeti drogë dhe armë gjatë turneut./arbresh,info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme