Më shumë se 250 persona kanë mbetur të arrestuar, pasi kanë protestuar në përkrahje të liderit të opozitës Alexei Navalny.
BBC shkruan se protesta janë zhvilluar në 80 qytete anembanë Rusisë, transmeton portali arbresh.info
Përleshjet dhe dhjetëra arrestime janë raportuar në Shën Petersburg, ku po zhvillohet protesta kryesore.
Tubimet përkojnë me 65 vjetorin e Presidentit Vladimir Putin.
Navalny aktualisht është duke shërbyer 20 ditë burg për shkelje të vazhdueshme të një ligji që ndalon organizmin e takimeve publike.
Kjo është hera e tretë që Navalny burgoset gjatë këtij viti.
Autoritetet zgjedhore të Rusisë kanë theksuar se ai mund të qëndrojë në burg gjatë votimit të marsit për shkak të një dënimi të veçantë.
Në fund të muajit ai ka udhëtuar nëpër Rusi në përpjekje për të forcuar fushatën zgjedhore.
Protestuesit mbanin në duar parrula “Navalny 2018”, ndërsa mediat ruse raportojnë se protestuesit kanë tentuar të thyejnë një kordon policor./arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...