Sipas raporteve të ndryshme, Serigo Ramos tashmë ka nënshkruar rinovimin e kontratës te Real Madridi duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2021.
Reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare në verën e vitit 2015 dhe tani raportet se ka rinovuar atë duke i shtuar edhe disa vite, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, 31-vjeçari ka rënë dakord për kushtet në fund të sezonit të kaluar, por qendërmbrojtësi dhe presidenti Florentino Perez nuk dëshironin të bënin një prezantim publik.
Ramos do të shënojë vitin e tij të 16-të te kryeqyteti spanjoll në përfundim të marrëveshjes së tij pas transferimit nga Sevilla si një adoleshent në vitin 2005.
Real Madridi besohet se është duke përgatitur një deklaratë zyrtare për të konfirmuar lajmin, që do të bëhet publik në fillim të javës së ardhshme./arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...