Google ADS

Incidenti në Londër nuk ka lidhje me terrorizmin

19:54 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Përplasja e makinës me këmbësorët jashtë një muzeu në Londër, ku mbetën të plagosur 11 persona, nuk ka lidhje me terrorizmin, thotë policia.

Në orën 14:20, sipas orës lokale, një makinë ka hipur mbi trotuar jashtë Muzeut të Historisë Natyrore, transmeton portali arbresh.info

Policia ka deklaruar se një përson është arrestuar, ndërsa incidenti është duke u trajtuar si ‘aksident trafiku’.

Ambulance e Londrës ka theksuar se personat e plagosur janë duke marrë trajtimin mjekësor. Shumica nga ta kishin përsuar dëmtime në kokë dhe këmbë.

Megjithatë, është theksuar se lëndimet janë të lehta dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut./arbresh.info/

https://twitter.com/SkyNews/status/916667823425859586

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme