Aksident në Kukës, dy të vdekur dhe dy të plagosur

19:03 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Ende pa u mbyllur ngjarja e Lezhës një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga Kukësi ku ka ndodhur një aksident i rëndë me 2 viktima dhe 2 të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë ku si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga një automjeti tip “Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Policia thotë se është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, Xh.H, 34 vjeç dhe N.K, 11 vjeç që s’kanë probleme për jetën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme