Lionel Messi i thotë shokut të ngushtë: Largohu nga Arsenali

16:39 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka thënë ish bashkëlojtarit të tij, Alexis Sanchez, të transferohet te Paris Saint Germaini.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se Messi i ka treguar sulmuesit të Arsenalit të transferohet te klubi në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se dy lojtarët kanë ende raporte të mira nga ditët e tyre në Barcelonë, ku Sanchez ka kuptuar shumë mirë rolin e Messit.

Messi është në dijeni që Barcelona nuk është e interesuar për të rinënshkruar me Sanchezin, pavarësisht faktit se sulmuesi nuk do të kushtonte asgjë.

Si rezultat i kësaj, ai i ka thënë atij të transferohet te Paris Saint Germaini ku mund shkëlqej në linjën frikshme të sulmit së bashku me Neymarin, Mbappen dhe Edinson Cavanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme