Pacolli: Synimi AKR-së është zhvillimi i vendit, jo karriget

15:54 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, në një tubim të AKR-së, në Viti, ka thënë se synimi i kësaj partie nuk është të marrin karrige, por të  zhvillojnë vendin, përcjell arbresh.info.

Veprimet tona kanë qenë gjithmonë të duhura, fisnike, në kohën e duhur, në momente të duhura, fuqi e duhur, prandaj ne sot jemi këtu të ecim përpara dhe ti tregojmë çdo qytetari se nuk është synimi ynë të marrim karrige, por të krijojmë atë vend që na takon, të krijojmë atë platformë e cila është e rezervuar për neve”, ka thënë Pacolli.

Pacolli po ashtu ka thënë se synim kryesor e ka lëvizjen e lirë.

Na mungon lëvizja e lirë pasi nuk i ka dhënë askush rëndësi, lëvizja me mendimet tona, kapitalin tonë, dijen tonë që të lëvizim lirshëm dhe unë me postin e njeriut të dytë të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit së Punëve të Jashtme e kam synim kryesor unë këtë që nuk është bërë krejt këto vite ti arrij tani”, ka thënë Pacolli.

Ai më tutje ka shtuar se nuk do të ndalet asnjëherë do të sakrifikoj partinë, familjen për hirë të rinisë së Kosovës pasi që ata sipas tij meritojnë një jetë më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme