Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të grave të verbra të Kosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu.
Ato e uruan përzemërsisht Kryeministrin për përgjegjësitë e reja, duke ia përmendur faktin se edhe në 100-ditëshin e mandatit të parë të tij në krye të Qeverisë së vendit, ai i kishte pritur ato, dhe që nga atëherë trajtimi i tyre ka mbetur i pandryshuar.
Gratë e verbra thanë se nuk kanë kërkesa të mëdha pos zbatimit të ligjeve që rregullojnë aftësimin e grave të verbra për përdorimin e Alfabetit Brail si dhe punësimin e tyre aty ku ka mundësi.
Kryeministri Haradinaj e ka lutur ministrin e MPMS, Skënder Reçica që ta marrë përsipër trajtimin e kësaj teme, ndërsa ministri është zotuar se kërkesat e grave të verbra nuk do të rrinë gjatë mbi tavolinën e tij, porse do të adresohen për zgjidhje.
Zvicra publikon listën ndaj Serbisë, dy shqiptarë të ftuar
Digjet një fermë dhe disa kafshë shtëpiake në Leposaviq
Ambasadori britanik viziton Gjykatën Supreme – vlerëson lart...
Zhegrova: Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën
Vetëplagoset një person në Pejë
Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë