Google ADS

Besa Shahini: Puna ime thellon bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

14:49 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Analistja politike në Kosovë, Besa Shahini me tu emëruar zëvendës ministre e Arsimit në Shqipëri nga kryeministri Rama lajmin e ka bërë të ditur edhe vet përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook. Ajo ka shkruar se ndihet e nderuar që puna e deritashme i vlerësohet si aset në Qeverinë e Shqipërisë.

Ky është shkrimi i plotë i saj në faccebook:

Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare.

 Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon.

 Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme