Google ADS

Disa kosovarë zëvendësministra në Qeverinë e Edi Ramës

14:48 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e re e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të ketë në përbërje disa kosovarë.

Një nga ta do të jetë Besa Shahini, e cila është emëruar zëvendësministre e Arsimit në qeverinë shqiptare. Pos, saj zëvendësministra në këtë ministri do të jenë edhe Ervin Demo, Kostandin Shkurti, Shpat Nikolgega.

Emrat janë bërë të ditur nga vet Rama në prezantimin e pozitave të caktuar në kabinetin qeveritar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Një tjetër kosovar që do të jetë zëvendësministër në Qeverinë Rama, është edhe drejtori i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, Hjrullah Çeku nga Prizreni.

Çeku e ka konfirmuar për Klan Kosova se i është besuar kjo detyrë.

Kurse, një tjetër zëvendësministre pritet të jetë Valbona Shujaku, deri më tani e angazhuar në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Shujaku e kontaktuar nga Klan Kosova nuk ka mundur ta konfirmojë plotësisht ende lajmin.

“Nesër në orën 17:00 do ta marrë vesh edhe vet”, ka thënë shkurt Shujaku për Klanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme