Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur akuzave të Shpend Ahmetit se LDK dhe PDK janë bërë bashkë për ta mundur atë në garën për kryetar të Prishtinës.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Vetëvendosje me PDK-në kanë histori bashkëpunimi kundër LDK-së”.
Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:
“Akuza e Shpendit se LDK dhe PDK janë bërë bashkë kundër VV është gënjeshtër publike dhe pa kripë.
Vetëvendosje me PDK-në kanë histori bashkëpunimi kundër LDK-së. Kemi dhjetëra fakte, ndërsa po i përmendi dy.
1.Në vitin 2013 Shpendi shkoj në balotazh me 9,300 vota më pak. Vetëvendosja bëri koalicion të fshehur dhe i bashkoi votat me PDK dhe e përmbysën rezultatin.
2.Në vitin 2017, Vetëvendosje u bashkua me PDK-në, Lista Serbe, AAK dhe gjithë të tjerët; u bënë bashkë dhe e rrezuan qeverinë e drejtuar nga LDK. Ata nuk duronin sukseset tona, 2 miliard buxhet, rritje ekonomike mbi 4%, çkapje të Doganave dhe ATK që i sollën buxhetit 400 milionë më shumë të hyra, 40 mijë vende të reja pune të regjistruara në Trustin e Kursimeve Pensionale, hapjen dhe luftimin e aferave të pasaportave, ZMobile, Axoc etj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?