Bie në bunar, policia nis hetimet

12:28 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia bën me dije se një person në Stubëll të Vitisë ka rënë në bunar dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pa jetë i personit është dërguar për obduksion.

“Fsh. Stubell, Viti 06.10.2017-13:00.  Raportohet se në rrethana të panjohura viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një puse (bunar). Njësit policore dhe zjarrfikësit kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme