Google ADS

Dorëhiqet Gramoz Ruçi

11:32 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Partia Socialiste ka mbledh paraditen e sotme, Asamblenë Kombëtare në Tiranë. Në këtë asamble pritet veç të tjerash të bëhet edhe prezantimi i zëvendësministrave të rinj të qeverisë “Rama II”.

Ka qenë kryeparlamentari Gramoz Ruçi ai që ka çelur asamblenë duke prezantuar rendin e ditës, pjesa kryesore e të cilës përfshin raportimet e ministrave për objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa bëhet me dije se do të jetë Kryeministri Rama ai që do të prezantojë emrat e zv.ministrave të rinj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë me dije se jep dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë së PS, pasi siç tha, ky post kërkon impenjim maksimal, gjë që ai tashme e ka të pamundur për shkak te angazhimit si kreu i kuvendit, raporton Top Channel.

“Arsyet e dorëheqjes është e lidhur me detyrën e re që më keni ngarkuar”, tha Ruçi. “Kjo detyrë do kohë të plotë për përmbushjen e detyrave të forumit të lartë të partisë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme