Pranon Adelina Tahiri: E kam gjetur princin e kaltër prej kohësh

09:00 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine” mbrëmjen e sotme dhe ka bërë disa deklarata që asnjë nuk i priste.

Adelina Tahiri rrallëherë ka folur publikisht për dashurinë por sot ka thënë së ka kohë që e ka gjetur princin e kaltër, edhe pse nuk ka folur hapur për këtë gjë.

“Unë e kam dikë dhe jam shumë e lumtur ndihem më mirë se asnjëherë. Bëhet fjalë për një lidhje që ka shumë kohë dhe është shumë serioze. Së shpejti do te dëgjoni edhe të reja të tjera”,- është shprehur këngëtarja, shkruan Blitz.al.

Ndoshta bëhet fjalë për një fejesë të afërt, por sido që të jetë ne i urojmë Adelinës shumë mbarësi në këtë lidhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme