Sanksionet kundër Rusisë i kushtuan kaq shumë Bashkimit Europian

00:44 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Hulumtimi i ri i kryer nga Instituti Austriak për Hulumtime Ekonomike sugjeron se sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë, të paraqituta para tri vitesh, i kanë kushtuar miliarda euro vendeve të Europës.

Anketa e cila u zhvillua me kërkesë të Parlamentit Europian, tregon se eksportet e BE-së në Rusi që nga viti 2014 kanë rënë me 15.7%. Deri në 40 përqind të kësaj rënie është shkaktuar për shkak të sanksioneve, transmeton portali arbresh.info

Si rezultat, Rusia e ka humbur vendin e saj si partneri i katërt më i madh tregtar në BE dhe aktualisht renditet i pesti pas SHBA-ve, Zvicrës, Kinës dhe Turqisë.

Instituti llogariti se eksportet nga Rusia, i kanë kushtuar BE-së rreth 72 miliardë euro.

Sipas hulumtimit, Qipro u godit më së shumti pasi eksportet në Rusi u zhytën 34.5 për qind gjatë dy viteve të fundit. Greqia pësoi një rënie prej 23.2 përqind dhe eksportet e Kroacisë u ulën 21 për qind.

Polonia dhe Britania e Madhe kanë humbur nga 3 miliardë euro secila.

Studiuesit thanë se ndikimi i sanksioneve ishte më i dëmshëm gjatë vitit të parë, pasi “nuk është bërë shumë progres në kalimin e flukseve tregtare në vende të tjera”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme