Natasha Hoxha është infermiere, por ajo kurrë nuk kishte bërë një kontroll gjiri derisa një shoqe e saj u diagnostikua me kancer. Fatmirësisht nuk ishte tepër vonë, por që të shpëtonte iu nënshtrua mastektomisë.
“Nuk kisha asnjë lloj shqetësimi. Thjesht na u sëmurë shoqja në punë dhe pas një kontrolli rutinë nga meraku e zbulova. Shkoj më pas te doktoresha, e cila më tha se isha për operacion”, shprehet Natasha Hoxha.
Natasha është shëruar krejtësisht, por edhe pse kanë kaluar 10 vite, ajo sërish e kujton me dhimbje atë kohë.
“Ishte një periudhë shumë e vështirë, të cilën nuk ia uroj askujt që ta provojë. Në fillim u tremba shumë dhe nisa të lë porosi, pasi kisha vajzën në Itali”, thotë Natasha.
Për shkak të eksperiencës së saj, por edhe si personel shëndetësor Natasha çdo ditë këshillon gratë të kryejnë kontrollet e duhura mjekësore.
“U them grave të bëhen të zonjat e vetes dhe vetëm me optimizëm dhe me sportivitet mund t’ja dalin”.
Shërbimi i Mamografisë në spitalin e Elbasani ofrohet që nga viti 2010 dhe si në të gjithë vendin, prej një viti është tashmë edhe falas. Është një ekzaminim specifik dhe një nga metodat më të ndjeshme që përdoret në diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor