Lopetegui: Shqipëria skuadër e organizuar, fitore e vështirë

00:02 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Julen Lopetegui ka folur pas fitores së Spanjës në shtëpi ndaj Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja e Shqipërisë humbi me rezultat 3-0 nga Spanja në ndeshjen e parafundit të grupeve në kuadër të kualifikimeve për botëror.

Megjithatë, trajneri i Spanjës e ka cilësuar si të vështirë fitoren e tyre ngaj kombëtares kuqezi.

Lopetegui ka deklaruar se Shqipëria ia bëri të vështirë fitoren, pasi luajti e organizuar dhe me karakter.

“Shqipëria është një skuadër e organizuar mirë. Luajti me personalitet dhe për ne nuk ishte e thjeshtë të fitonim”, ka thënë fillimisht Lopetegui pas ndeshjes.

“E kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe mendoj se ia dolëm mirë”.

“Goli i shpejtë besoj se e bëri diferencën”, përfundoi trajneri Spanjës./telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme