Pas deklaratave të forta të bëra pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu ka konfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara kundër krimit të organizuar dhe bosëve të krimit.
Në emër të selisë diplomatike amerikane, Lu ka komentuar një koment të gazetarit Skënder Minxhozi në Facebook.
“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës.” – thuhet në deklaratën që mban nënshkrimin “Ambasadori Donald Lu”./lapsi.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?