Papa denoncon pornografinë në internet dhe bën thirrje që të mbrohen fëmijët

23:23 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Papa Françesku ka denoncuar përhapjen e pornografisë së të rriturve dhe të fëmijëve në internet, ndërsa ka kërkuar mbrojtje më të madhe për fëmijët.

Ati i Shenjtë këto komente i bëri gjatë një takimi me pjesëmarrësit e një konference ndërkombëtare të përkrahur nga Kisha Katolike mbi luftën kundër pornografisë dhe mbi mbrojtjën e fëmijëve në epokën dixhitale, transmeton portali arbresh.info

Ai ka mbështetur propozimet e pjesëmarrësve të cilët kanë kërkuar që të vendosen sanksione më të ashpëra kundër atyre që të abuzojnë dhe shfrytëzojnë fëmijët në internet.

Papa tha se Kisha Katolike e pranon ‘gabimin e rëndë’ të përpjekjes për të fshehur abuzimet seksuale, një referencë për historinë e gjatë të kishës që ka mbuluar priftërinjtë të cilët kanë përdhunuar fëmijë në mbarë botën.

Ai tha se është e nevojshme një qasje ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore për të mbrojtur fëmijët nga rrjeti i errët dhe nga ‘korrupsioni i menjdes së tyre’.

Pjesëmarrësit në konferencë kanë  theksuar se vitin e kaluar Interpoli identifikoi pesë fëmijë që kishin rënë pre e abuzimit seksual përmes internetit, ndërsa Fondacioni Internet Watch ka identifikuar më shumë se 57mijë faqe interenti që përmbajnë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme