Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku ka paralajmëruar se Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet gjatë dimrit.
Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Panariti thotë se në prag të sezonit të shirave, shkrihet drejtoria e ujërave.
Sipas Panariti, shkrirja e kësaj drejtorie e ka lënë rrjetin e hidrovoreve, kanalet e ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve në mëshirë të fatit përballë rrezikut të përmbytjeve
“Në prag të sezonit të shirave dhe rrezikut të përmbytjeve, shkrihet drejtoria e ujërave në Ministrinë e Bujqësisë. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve, mbeten pa kokë dhe në mëshirë të fatit. Kërcënohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan Panariti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...