Bunjaku: Patëm paraqitje të mirë, por humbëm nga kualiteti i Ukrainës

23:13 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Albert Bunjaku ka folur pas ndeshjes që Kosova e humbi ndaj Ukrainës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja e Kosovës humbi në shtëpi nga Ukraina me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Megjithatë, sipas trajnerit Bunjaku, ekipi i Kosovës bëri një paraqitje të mirë dhe është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“Mendoj se patëm paraqitje të mirë duke pasur edhe parasysh kundërshtarin e fortë që kishim përball”, ka thënë fillimisht Bunjaku pas ndeshjes.

“Kundërshtari që patëm [Ukarina] do të shkoj në fazën finale sipas gjitha gjasave”.

dardanet-1

“Patëm angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët, por është nga një ditë kur nuk ke fatin dhe as kualitetin”.

“Ukraina është një kombëtare me shumë kualitete dhe aty u bë dallimi”.

“Atmosfera në ekip është e mirë, dhe largimi i Dionis Avdijaj nuk luajti aspak rol në këtë, pasi ai shkoi si i lënduar”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Të ngjashme